Golashënuesi më i mirë i ligës shpërthen në vaj (Video)

Futboll 06 Maj 2018 21:41

Për dikë mund të llogaritet si momente interesant dhe qesharak, e për dikë tjetër, madje edhe për vet lojtarin në fjalë, është një moment trishtues që shkakton frustrim.

Në ndeshjen e javës së 32-të të Superligës së Turqisë, e cila u zhvillua sot në mes Akhisarspor dhe Galatasaray, në fundin e ndeshjes, madje në minutat shtesë, sulmuesi francez i mysafirëve, njëherit edhe golashënuesi më i mirë i ligës, Bafetimbi Gomis, humbi penalltinë.

Nuk është se ky mos konkretizim i Gomis, e vuri në pikëpyetje fitoren e Galatasaray, pasi veçse ishin duke avancuar 1-2, mirëpo ishte moment frustrimi për sulmuesin francez, për shkak se ishte penalltia e tretë e 32 vjeçarin që e humb këtë edicion.

Mirëpo, ajo çfarë befasoi ndoshta, ishte shpërthimi në vaj i Gomis, pas humbjes së njëmbëdhjetëmetërshit, ku sulmuesi nuk arriti t’i kontrolloj emocionet e tij.

Përkundër mos shënimit nga Bafetimbi Gomis, skuadra e Galatasaray shënoi fitore në këtë ndeshje me rezultat 1-2 dhe me këtë triumf të radhës, kryeson edhe më tutje në Superligën e Turqisë, me 3 pikë më shumë se Fenerbahçe dhe Istanbul Basahsehir, që janë në pozitën e dytë dhe të tretë, derisa kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në përfundim të sezonit në elitën e futbollit turk, ku ekipi që drejtohet nga Fatih Terim, pritet të shpallet kampion për herën e 21-të. /Insporti.com

 

-->