Golden Eagle Ylli e zyrtarizon super transferimin

Superliga 30 Korrik 2021 16:18

Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar transferimin më të ri në skuadër.

Fjala bëhet për Brandon Randolph, basketbollisti amerikan nga Inglewood, California i cili është përforcimi më i ri.

Randolph ishte pjesë e skuadrës Randers Cimbria në Ligën daneze të basketbollit. Ai pati një mesatare prej 14.23 pikësh në sezonin e fundit për ish-skuadrën e tij.

Lajmin për transferimin e Randolph e ka bërë Ylli përmes llogarisë zyrtare në Facebook.

-->