Golden Eagle Ylli tregon forcën ndaj Boreas

Superliga 21 Prill 2018 19:46

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore bindëse ndaj Boreas me rezultat 129:67, në ndeshjen e javës së fundit të IP Superligës së Kosovës në basketboll. Shtatë basketbollistë të skuadrës nga Theranda kanë pasur pikë dyshifrore në fitoren e sotme. Marvin Smith me 27, Michael Harmon me 25 e Lexis Wangmene me 20 pikë ishin më të merituarit për fitoren e 15 në këtë kampionat. Në anën tjetër, CJ Carter me 31 pikë ishte më i dalluari te Borea, e njëherësh ishte edhe basketbollisti më efikas i ndeshjes.

Me këtë fitore, Golden Eagle Ylli është ngjitur në kuotën e 43 pikëve dhe nga pozita e katërt do të startojë në play-off, në gjysmëfinale të së cilit do të përballet me Sigal Prishtinën. Ndërsa, Borea është në pozitën e gjashtë me 35 pikë, por gjërat mund të ndryshojnë nesër. Nëse Peja fiton në kryeqytet ndaj Kerasan Prishtinës, do t’i ketë 36 pikë dhe në këtë mënyrë Borea do të luajë në play-out.