Golden State arrin fitoren e radhës, Lakers regjistron humbjen e katërt rresht

Basketboll 20 Mars 2019 09:48

Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni në fuqi i NBA-së, Golden State Warriors ka shënuar edhe një fitore ndërsa sërish ka zhgënjyer fansat Los Angeles Lakers.

“Luftëtarët” triumfuan kundër Minnesota Timberwolves me rezultat 117:107 gjersa Lakersat pësuan humbje kundër Milwaukee Bucks me rezultat 115:101.

Golden tashmë pothuajse është e sigurt se do të nis fazën e ‘play-off’ nga pozita e parë e renditjes tabelore të Konferencës Perëndimore gjersa ‘ujqërit’ janë në vendin e dhjetë.

Në anën tjetër, LeBron James me Los Angelesin matematikisht janë ende në lojë për fazën e fundit të kampionatit pas aktualisht renditen të 11-tit në Konferencën Perëndimore gjersa Bucksat gjenden në vendin e parë të Konferencës Lindore.

Warriors në takimin e radhës do të luajnë kundër Indiana Pacers kurse Lakersat ballafaqohen me Brooklyn Nets.