Golden State del nga kriza, fitojnë edhe Lakers e Clippers

Basketboll 11 Dhjetor 2018 09:48

Golden State duket se ka kaluar krizën dhe ka shënuar sot fitoren e 4-t radhazi në NBA, duke mundur 116-108 Minnesotan.

Një fitore e merituar e skuadrës së Warriors, që patën një avantazh prej 10 pikësh gjatë gjithë kohës, sfidë ku u dalluan Curry me 38 pikë, Thompson me 26 e Durant me 22 pikë, një trio që është rikthyer në kohët e arta.

Koha shtesë i ka buzëqeshur ekipit të Clippers, që mundi 123-119 Phoenix në fushën e këtyre të fundit, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku të dyja ekipet dueluan fort për fitoren.

Harris realizoi 33 pikë për kalifornianët, mbështetur edhe nga Gallinari me 25, duke qenë vendimtarë për ekipin e tyre.

Fitoi edhe skuadra tjetër e Los Angelesit, ajo e Lakers, që mundi me vështirësi 108-105 Miamin, sfidë e ekuilibruar dhe e hapur deri në fund.

Të dyja skuadrat dhuran spektakël në fushë, me Kuzman që realizoi 33 pikë e James 28 pikë e 12 asist, më të mirët në fushë për Lakers, ndërsa 28 pikët e Winslow mbetën për statistikë.

Në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit qëndron ekipi i Oklahomës, që mundi 122-113 Utah Jazz, ndeshje e komanduar nga basketbollistët e Thunder, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Mitchell më i miri me 19 pikë).

Fitore shënoi edhe ekipi i Milwaukee, që mundi 108-92 Clevelandin falë 20 pikëve e 12 rebound të Bledsoe.

NBA – Rezultatet e sotme

Indiana – Washington, 109-101
Philadelphia – Detroit, 116-102
Boston – New Orleans, 113-100
Chicago – Sacramento, 89-108
Milwaukee – Cleveland, 108-92
Oklahoma – Utah Jazz, 122-113
Dallas – Orlando, 101-76
Denver – Memphis, 105-99
Phoenix – Clippers, 119-123
Golden State – Minnesota, 116-108
Lakers – Miami, 108-105