Golden State e qon në dy fitore serinë e finaleve ndaj Portlandit

Basketboll 17 Maj 2019 08:59

Mbrëmë është zhvilluar edhe ndeshja e dytë e serisë finale të “playoff” të Konferencës Perëndimore.

Kampioni në fuqi i NBA-së, Golden State Warriors ka shënuar edhe fitoren e dytë kundër Portland Trail Blazers.

“Luftëtarët” gjatë gjithë ndeshjes para shikuesve të vetë dominuan dhe në fund triumfuan me rezultat 114-111.

Curry po vazhdon të shkëlqej edhe në këtë periudhë duke realizuar 37 pikë kurse Klay Thompson shtoi 24 sosh.

Theksojmë se Kevin Durant ende nuk është shëruar nga një lëndim i marrë ditë më parë.

Ndërkohë, më i miri në parket te mysafirët ishte Damian Llilard me 23 pikë ndërsa një më pak e shtoi CJ McCollum.

Tashmë seria bartet në qytetin e Portlandit me takimin e tretë që do të zhvillohet më 19 maj (e diele)./Insporti