Golden State fiton serinë e playoffit, eliminon San Antonion (VIDEO)

Basketboll 25 Prill 2018 08:57

Golden State Warriors e ka fituar 4:1 serinë e playoffit ndaj San Antonio Spurs.

Mbrëmë, kampioni në fuqi i NBA-së e arriti edhe triumfin e katërt ndaj Spurs, me rezultat 99-91.

LaMarcus Aldridge shënoi 30 pikë e 12 kërcime për mysafirët, por kjo nuk mjaftoi që t’i mbajë shpresat gjallë të klubit nga Teksasi.

Në anën tjetër, Kevin Durant me 25 pikë, Klay Thompson me 24 pikë dhe Draymond Green me 17 pikë e 19 kërcime ishin më të mirët te vendësit.