Golden State “fluturon” me Durant-Curry, fitorja e parë për Oklahomën

Basketboll 29 Tetor 2018 10:33

Golden State korri sot suksesin e 6-të të sezonit në NBA, duke mundur 120-114 Brooklyn jashtë fushe dhe duke marrë kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit.

Russell dhe LaVert realizuan 48 pikë së bashku, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa në kahun tjetër u dallua dyshja Durant – Curry, që së bashku realizuan 69 pikë.

Pa probleme fitoi edhe skuadra e Clippers, që mundi 136-104 Washington, ndeshje e dominuar nga kalifornianët, me 9 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (71 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit).

Fitoren e parë sezonale arriti ekipi i Oklahomës, që mundi 117-110 Phoenix, ndeshje e dominuar nga skuadra e Thunder, që pas 4 humbjesh më në fund gjend rrugën drejt suksesit.

Një ndeshje e mirë e Westbrook e George, që realizuan nga 23 pikë secili. Ekipi i Utah Jazz mundi 113-104 Dallas, një takim me rivalitet dhe emocione, por në periodën e fundit erdhi shkëputja e Jazz.

Për Dallas u dallua Smith Jr. me 27 pikë, por që mbetën për statistikë, ndërsa Gobert, me 23 pikë e 16 rebaund ishte më i miri për miqtë.

NBA – Rezultatet e sotme

Brooklyn – Golden State, 114-120

Dallas – Utah Jazz, 104-113

Oklahoma – Phoenix, 117-110

Clippers – Washington, 136-104