Golden State i pandalshëm – shpallet kampion i Perëndimit

Basketboll 21 Maj 2019 08:53

Mbrëmë është zhvilluar ndeshja e radhës finale e serisë së “playoff” të Konferencës së Perëndimit.

Golden State Warriors për vitin e dytë rresht ka siguruar një vend në finalen e madhe të NBA-së dhe ka gjasa ta mbrojë titullin e kampionit të fituar sezonin e kaluar.

“Luftëtarët” kanë shënuar edhe fitoren e katërt kundër skuadrës së Portland Trail Blazers me rezultat 119-117.

Deri te fitorja vendimtare, kampionët në fuqi është dashur të djersiten shumë pasi që triumfuan vetëm pas kohës shtesë prej pesë minutave.

Stephen Curry ishte basketbollisti më i mirë në parket duke regjistruar “double-double” në saje të 37 pikëve dhe 13 kërcimeve ndërsa u ndihmua edhe nga Draymond Greeen, i cili regjistroi “triple-double” falë 18 pikëve, 14 kërcimeve dhe 11 asistimeve.

Te Blazers më i miri para shikuesve të vetë ishte Meyers Leonard me “double-double” prej 30 pikëve dhe 12 kërcimeve ndërsa Damian Lillard kishte 28 pikë ndërsa dy më pak i shtoi edhe CJ McCollum.

Pas kësaj fitoreje Golden State do të duhet të presë për emrin e finalistët të tjerë, i cili do të dalë nga finalja e Lindjes, ku po takohen Toronto Raptors dhe Milwaukee Bucks.