Golden State merr fitore të thellë në udhëtim te Chicago Bulls – shkëlqen Kuminga me 25 pikë

Basketboll 15 Janar 2022 11:01

Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Padyshim që vëmendja e adhuruesve të basketbollit ka qenë në sfidën mes Chicago Bulls dhe Golden State Warriors, por që nuk pati shumë rivalitet siç u prit para ndeshjes.

GSW ka triumfuar me 42 pikë epërsi në udhëtim, ku pas 48 minutave lojë rezultati ishte 96:138 në të mirë të mysafirëve.

Jonathan Kuminga ishte më efikasi në këtë takim, pasi e mbylli sfidën me 25 pikë, tre kërcime e tre asistime.

Edhe pesë basketbollistë tjerë te GSW e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore duke treguar formë të lartë.

Jordan Poole shtoi 22 pikë, Andrew Wiggins 21 të tjera, Steph Curry 19, derisa Lee e Looney e mbyllen sfidën me 11 respektivisht 10 pikë.

Vendasit vetëm pas tre minutave lojë mbetën pa yllin kryesor Zach LaVine dhe kësisoj e patën shumë problem t’i bëjnë ballë sulmeve të mysafirëve.

-->