Golden State mposhtet nga Portlandi, Milwaukee triumfon ndaj Indianas

Basketboll 14 Shkurt 2019 10:36

Skuadra kampione e Golden State është mundur 129-107 nga Portland, duke ndalur marshimin pas 16 fitoresh radhazi edhe pse basketbollistët e Warriors vazhdojnë të kryesojnë renditjen në Perëndim.

Durant e Curry realizuan nga 32 pikë secili, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Në kahun tjetër, 8 lojtarë të Portland realizuan mbi 10 pikë (Lillard 29), duke bërë që kolektiviteti të jetë arma kryesore e këtij triumfi (52 pikë u relizuan nga lojtarët e stolit).

Humbje pësoi edhe Houston, që u mund 121-111 ng Minnesota, sfidë ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Teague me 27 pikë e 12 asistime si dhe Towns me 25 pikë bënë diferencën për Minnesotan, duke i bërë të pavlefshme 42 pikët e Harden për teksanët.

Në Perëndim nga këto humbje përfitoi skuadra e Denverit, që mundi 120-118 Sacramento, duke ngushtuar diferencat me Golden State.

Millsap realizoi 25 pikë e 13 kërcime, mbështetur edhe nga Beasley me 21 pikë e Jokic me 20 pikë e 18 kërcime, një treshe që bëri diferencën për Denver, surprizë këtë sezon.

Në Lindje, vazhdon dominimi i Toronto dhe Milwaukee, të dyja fituese sot dhe kryesojnë renditjen.

Kanadezët mundën 129-120 Washington Wizards, takim ku shkëlqeu Siakam, që realizoi 44 pikë e 10 kërcime, lider në fushë për Toronto.

Pa probleme fitoi edhe Milwaukee, që mundi 106-97 Indianan në fushën e kësaj të fundit.

Ndeshje emocionuese në minutat e fundit, me Antetokunmpon që realizoi një “triple double” (33 pikë, 19 kërcime e 11 asistime) për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.

Te fitorja rikthehet ekipi i Philadelphias, që mundi 126-111 New York Knicks (Embiid e Harris 51 pikë së bashku), ndërsa Clippers mundën 134-107 Phoenix, ndeshje ku dallua Lou Williams me 30 pikë e 10 asistime.

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Brooklyn, 139-148

Indiana – Milwaukee, 97-106

Boston – Detroit, 118-110

New York Knicks – Philadelphia 76ers, 111-126

Toronto – Washington, 129-120

Chicago – Memphis, 122-110

Minensota – Houston, 121-112

Dallas – Miami, 101-112

Denver – Sacramento, 120-118

Clippers – Phoenix, 134-107

Portland – Golden State, 129-107