Golden State shënon fitoren e radhës, fitore e thellë e Oklahomas

Basketboll 18 Dhjetor 2018 10:02

Mbrëmë janë zhvilluar tetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Golden State Warriors kanë triumfuar edhe në një ndeshje në rrugëtimin për të mbrojtur titullin e kampionit të NBA-s.

“Luftëtarët” kësaj radhe nënshtruan skuadrën e Memphis Grizzlies duke e mposhtur 110:93.

Vetëm çereku i tretë i takoi mysafirëve, gjersa në dy të parat vendasit krijuan epërsinë e duhur për të arritur tek triumfi.

Basketbollisti më efikas te Warriors ishte Kevin Durant me 23 pikë gjersa tre më pak i shtoi edhe Stephen Curry.]

Te Memphisi më i miri në parket ishte Omri Casspi, i cili realizoi njëzet pikë ndërsa veterani Marc Gasol shënoi 15 sosh, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen.

Pas kësaj, Golden State ka bilanc prej 21 fitoreve dhe dhjetë humbjeve gjersa për Grizzlies kjo ishte humbja e 14 kundrejt 16 triumfeve.

Në takimin e radhës kampioni do të takohet me Utah Jazz gjersa mysafirët do të ballafaqohen me Portland Trail Blazers.

Rezultatet tjera:

Detroit 104:107 Milwaukee

New York 110:128 Phoenix

Houston 102:97 Utah

Minnesota 132:105 Sacramento

Oklahoma City 121:96 Chicago

San Antonio 123:96 Philadelphia

L.A. Clippers 127:131 Portland