Golead në ndeshjen Celta Vigo-Mallorca/ Muriqi komplet 90 minutëshin, me këtë notë vlerësohet paraqitja e tij

Futboll 06 Mars 2022 20:53

Mallorca-s nuk i ndahen humbjet. Ata pësojnë humbjen e katërt rresht.

Celta Vigo ka shënuar fitore me rezultat 4:3 ndaj Mallorca-s. 

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit nga minuta e parë, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 66-të.

Paraqitja e tij 90 minutëshe u vlerësua me notën 6.6, nga ‘SofaScore’.

Për Celta Vigon realizuan Galhardo (13′), Suarez (25′), Aspas (61′ e 90+6’-nga penalltia) dhe për Mallorca-n Gonzalez (17′), Aidoo (49′-autogol) e Sevilla (87’- nga penalltia).  

Në minutën e 86-të, Mallo i Celta Vigo u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.  

Pas javës së 27-të në kampionatin spanjoll, Celta zë pozitën e 10-të me 35 pikë e Mallorca është e 16-ta me 26 sosh.

-->