Goli i Azpilicuetas ndaj Cardiffit ngjall reagime të shumta në Angli

Futboll 31 Mars 2019 17:21

Goli të cilin e shënoi Cesar Azpilicueta ndaj Cardiff Cityt, ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.

Chelsea e mundi Cardiff Cityn 2:1 në udhëtim në kuadër të Premierligës angleze, falë dy golave të shënuar krejt në fund, shkruan Insporti

Por, njëri prej golave të bluve në këtë takim ka nxitur shumë reagime, për shkak se u shënua nga pozita jashtë loje.

Gjyqtarëve u ka ‘ikur’ ky pozicionim i mbrojtësit spanjoll, i cili ishte qartë në pozitë jashtë loje te goli i barazimit.

Rreth golit tejet i pakënaqur është ndarë edhe trajneri i Cardiff Cityt, Neil Warnock.

Ky i fundit u pa të jetë tejet i frustruar edhe në momentin kur shtrëngoi duart me homologun e tij, Maurizio Sarri.

Golin e Azpilicuetas mund ta shikoni në videon e mëposhtme. /Insporti.com/