Goli i dyshimtë që eliminoi Partizanin – momenti kur rezultati barazohet mes protestave

Futboll 01 Gusht 2019 22:56

Partizani u eliminua nga Sheriffi i Tiraspolit, por goli i barazimit që solli rezultatin 1-1, ishte mjaft i kontestuar nga lojtarët e kuq, shkruan Panorama Sport.

Goli i shënuar nga Ousmane N’Diaye u anulua për pak çaste nga kryesori kroat, Igor Pajaç, me pretendimin për pozicion jashtë loje.

Pasi shkoi të konsultohej tek anësori, ishte arbitri kryesor që akordoi golin të rregullt, dhe topi duhej të niste nga pika e mesit të fushës.

Por, lojtarët e Partizanit shpërthyen në protesta, duke mos qenë dakord me akordimin e golit, teksa kërkonin pozicion të parregullt të mbrojtësit të Sherifit.

Më poshtë, video e golit të shënuar në minutën e 63-të, ku secili mund të ketë mendimin e tij mbi këtë rast të dyshimtë.

gol sherifi 1-1 on Vidnews.