Goli i Hazardit ia siguron fitoren Real Madridit

Futboll 07 Gusht 2019 21:01

Goli i belgut Eden Hazard ka mjaftuar që Real Madridi të shënojë fitore minimale ndaj Red Bull Salzburgut.

Në miqësoren që u zhvillua në Austri, “Los Blancos” shënuan fitore me rezultat minimal, 1:0, raporton Insporti

I vetmi gol në ndeshje u shënua nga Eden Hazard, në minutën e 19-të të takimit.

Ky ishte goli i parë i Hazardit me fanellën e madrilenëve, që prej kur u transferua në “Santiago Bernabeu” nga Chelsea për shumën e 100 milionë eurove.

Ai po bart fanellën me numër 50 te Reali, por që ky numër nuk është përfundimtar. /Insporti.com/