Goli i Jesus vendos derbin anglez – taktikat e Tuchel nuk funksionuan këtë herë kundër Guardiolës

Futboll 25 Shtator 2021 15:29

Man City ka arritur të mposht Chelsean me rezultat 1-0.

‘Citizens’ e nisën ndeshjen me dominim të lehtë dhe patën disa mundësi të mira shënimi.

Megjithatë pavarësisht rasteve që patën pjesa e parë u mbyll pa gola.

Ekipi i Pep Guardiolas ishte më insistues edhe në pjesën e dytë ku nuk vonoi shumë edhe Gabriel Jesus zhbllokoi rezultatin.

Pas një tollovie në 16-metërsh më së miri u gjet në zonë Jesus që i dha epërsinë ekipit të tij.

Deri në fund Chelsea u munda të barazoj rezultatin por pa sukses.

Man City me këtë fitore tani renditet e treta me 13 pikë, ndërsa Chelsa zbret në pozitën e katër me pikë të njëta.

-->