Goli i Messit ndaj Liverpoolit zgjidhet si më i miri në Champions (VIDEO)

Futboll 09 Gusht 2019 14:34

Messi ishte në formë të lartë duke realizuar dy gola në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Liverpool.

Madje, njëri gol ngriti të gjithë shikuesit në këmbë, kur argjentinasi realizoi nga gjuajtja e lirë nga një distancë e largët, duke mposhtur portierin Alisson.

Por edhe përkundër kësaj, ai me skuadrën e tij nuk arritën të kalonin në finale edhe përkundër rezultatin 3:0 nga takimi i parë, pasiqë Liverpooli triumfoi në të dytin 4:0.

Tash, ai gol është zgjedhur si goli më i bukur i sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve.