Goli i Messit në El Clasico në vitin 2011 – momenti kur kishte ‘gjunjëzuar’ Ronaldon

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kundër njëri-tjetrit në aksion në secilin sezon, ishte diçka e jashtëzakonshme të shikohej.
Për nëntë vite, adhuruesit e futbollit u bekuan me dy prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohëve, derisa veshën fanellat e Barcelonës respektivisht Real Madridit, transmeton Periskopi.
Mirëpo, tash po i afrohemi dy viteve që prej kur e pamë për herë të fundit Messin dhe Ronaldon duke ndarë të njejtën fushë, me portugezin që iu bashkua Juventusit në Serie A, më 2018.
Tash, rikujtojmë një moment interesant nga fitorja 3-2 e Barcelonës kundër Barcelonës në Superkupën e Spanjës, më 2011. Ronaldo ishte kthyer prapa për të ndihmuar skuadrën të mbrohet nga një këndore e blaugranëve, për ta gjetur veten në zonën e penalltisë kur Gerard Pique me thembër pasoi topin te Messi.
Derisa Sami Khedira u duk se u spraps nga një ndërhyrje, i mbeti Ronaldos detyra për ta ndjekur rivalin derisa ai po i afrohej Iker Casillasit. Rezultati, ashtu si mund ta shihni më poshtë, ishte Ronaldo duke u munduar në mënyrë dëshpëruese ta ndalë Messin, deri në atë pikë sa ra në gjunj.