Goli i Muriqit bëhet hit në rrjetet sociale

Futboll 07 Dhjetor 2019 11:55

 

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka vazhduar me formën e mirë në Turqi.

Muriqi të premten mbrëma ka realizuar dy herë në fitoren 5-2 të Fenerbahçes kundër ish skuadrës së tij Genclerbirligi.

Ai fillimisht shënoi për të barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 23-të, derisa shënoi edhe për 3-1 në minutën e 39-të.

 

Goli i dytë i shënuar nga ai është bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa është komentuar shumë në mediet turke.

Pas 14 ndeshje në sezonin 2019/20, Muriqi ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 3 asistime. /insporti.com/

-->