Goli i parë pas tri vitesh, sulmuesi kosovar i jep fitoren Malit të zi

Nations League 09 Shtator 2020 12:16

Sulmuesi kosovar, Fatos Beqiraj ka shënuar gol mbrëmjen e kaluar për Malin e Zi në takimin ndaj Luksemburgut, shkruan Insporti.

Mali i Zi arriti fitore me shumë vështirësi në udhëtim ndaj Luksemburgut në kuadër të Ligës së Kombeve.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutat shtesë të takimit nga sulmuesi pejan, Fatos Beqiraj.

Ishte ky goli i parë për Beqirajn pas 3 vitesh, ku herën e fundit kishte shënuar ndaj Kazakistanit me 1 shtator të vitit 2017.

-->