Goli i vitit vjen nga Turqia, goditje e jashtëzakonshme – si në Playstation

Futboll 18 Prill 2021 09:22

Galatasaray ka fituar sot jashtë fushë në Izmir përballë ekipit vendas duke vazhduar kështu garën për titull që për momentin sheh Besiktas në vend të parë me 71 pikë dhe i shkëputur nga Fenerbahce 5 pikë dhe Galata 6 pikë.

E megjithatë, pavarësisht humbjes, skuadra e Goztepe, që ishte pritëse, ka shënuar padiskutim golin e vitit.

Një gjest që do të vlerësohet edhe kur të merret parasysh Çmimi Puskas.

U deshën 9 minuta që Diabate të bënte nje gol spektakolar dhe fantastik për nga mënyra e realizimit, mbase edhe ai vetë ndoshta nuk e kishte imagjinuar…

Një gjysmëroveshatë dhe hedhje gërshërë që e ka dërguar topin fort dhe shpejt në rrjetë… E pamundur për asnjë portier në botë të mund ta shmangte!

-->