Goran Pandev flet për ndeshjen me Kosovën

Kombëtarja 20 Nëntor 2019 13:07

Sikurse Kosova, as Maqedonia e Veriut nuk ka arritur të kualifikohet në “Euro 2020” përmes kualifikimeve. Por, si “Dardanët” ashtu edhe maqedonasit do ta kenë shansin e dytë për kualifikim përmes Ligës së Kombeve.

Maqedonia e Veriut në mars do ta pres në Shkup Kosovën, në gjysmëfinalen e Ligës D të Kombeve. Fituesi do të luajë në finale ndaj fituesit të gjysmëfinales tjetër, Bjellorusia – Gjeorgjia. Dhe, fituesi i kësaj finaleje do të shkojë në Evropian.

Kapiteni i Maqedonisë Veriut, Goran Pandev, shpreson që skuadra e tij ta eliminojë Kosovën dhe ta kërkojë kualifikimin e madh.

“Tani në mars na pret Liga e Kombeve dhe shpresoj që përmes kësaj gare do të gëzojmë Maqedoninë dhe të kualifikohemi në Euro 2020. Kjo gjeneratë meriton të luaj në ngjarje të madhe. Deri në mars kemi kohë, me rëndësi është të jemi të gatshëm dhe të kompletuar për ato gara. E di se do të kemi mbështetje të madhe nga publiku, ata do të jenë lojtari ynë i 12-të, kurse nga ne varet gjithçka. Kemi mundësi të shkëlqyeshme ta fitojmë Kosovën, megjithatë në futboll gjithçka mund të ndodh. Edhe ata kanë reprezentacion cilësor, megjithatë kjo gjeneratë do të dëshmojë kualitetin e tij dhe shpresojë se do të kualifikohemi në Evropian”, ka thënë Pandev.

-->