Gordon Hayward, shkelë në parket!

NBA 03 Mars 2018 23:03

Ndeshja e parë e këtij stinori në NBA, filloi me ndeshjen Boston Celtics kundër Cleveland Cavaliers. Ky takim ishte i shumë pritur pas transfer sagas së verës që kishte përfunduar – ku pamë ndër fundorët më të mirë në NBA të kaloj nga Cavaliers në kundërshtarin e drejtëpërdrejtë të tyre për konferencës e lindjes, Boston Celtics.

Kyrie Irving dhe LeBron James po ndeshen për herë të parë pas 3 viteve së bashku në Cleveland Cavaliers. Një lojtar tjetër që kaloi në radhët e Celtics këtë sezon ishte Gordon Haywards.

Vëmendjen e plotë e kishin marrë në këtë takim Kyrie Irving dhe LeBron James, të cilët kishin qenë konfliktuoz me njëri tjetrin në sezonin e fundit tek Cavaliers. Në finale pësuan debakël nga Golden State Warriors të Stephen Curryt dhe Kevin Durant. MVP u zgjodh Kevin Durant, dhe epitetin e më të mirit në NBA e mori më veti në sezonin e ardhshëm.

Dritat u ndezën në TD Garden, me Boston Celtics të uritur për një fitore e cila do t’i dëshmonte dominuesit të konferencës lindore, se këtë vit ata së bashku me LeBron Jamesin, i cili ka zhongluar 7 vjet rradhaz deri në finale të plejofit, kanë një kundërshtar të denjë dhe serioz.

Boston Celtics filloi ndeshjen furishëm, me 5-shën e re e cila po shkatërronte në 5 minutat e parë Cleveland Cavaliers.

Ekipet kishin hyrë në minutën e 6-të, Kyrie Irving kishte topin në dorë duke organizuar aksionin e Bostonin. Irving kupton bashkëlojtarin Hayward që po shkon nga ana e djatht drejtë koshit dhe pason topin tek Hayward, në tentim për të bërë alley-oop. Për ta ndaluar atë pasim të Irving kërcen James dhe Hayward nuk arrin të ngulis topin. Pas kërcimit, Hayward bie në parket i disbalancuar, me ç’rast i thyhet këmba e majtë, plotësisht.

Në pamjet e ndeshjes shihet e gjithë salla në disponim të sikletshëm, disa qanin, të tjerët mbyllnin sytë për  të mos shikuar gjendjen e këmbës së Hayward, disa të tjerë donin t’i ndihmon por pa fuqi.

Për Bostonin dukej se përfundoi sezoni. Lojtarët e NBA filluan të shprehnin ngushëllimin e tyre Hayward  për thyerjen e këmbës, duke mbështetur atë të tejkaloj këtë lëndim të tmerrshëm. Madje edhe legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, shkroi në Twitter për t’i dhënë shtytje alos së Bostonin dhe për ta përkrahur atë moralisht.

Kanë kaluar afër 5 muaj që nga lëndimi i Gordon Hayward. Mbështetja e njerëzve e kishte ndihmuar basketbollistin, i cili u shfaq pak pas lëndimit.

Së fundmi, ati i është bashkuar ashti i kyçin me tibian e këmbës së majtë. Gordon Hayward është rikuperuar nga lëndimi dhe në videon e “The Players Tribune”, ai shihet në fushë e basketbolli duke ushtruar në kampusin sportiv të Boston Celtics.

Në media, është raportuar se ai ka gjasa të kthehet në këtë stinor, mirëpo trajneri i Boston Celtics, Brad Steven, ka shuar çdo shpresë për një rikthim përrallor këtë stinor për Gordon Hayward.

“Ai nuk do të paraqitet këtë stinor për Boston Celtics, nuk e di çfarë të them më shumë”, ka thënë për ESPN, Brad Stevens”

Për Gordon Hayward ky sezon ka përfunduar, ai pritet të kthehet për Boston Celtics këtë vit, në muajin nëntor, pasi të jetë rikuperuar tërësisht nga lëndimi i këmbës së majtë.

Më gjithë këtë lëndim të Gordon Hayward sikur ka inspiruar Celtics të jenë ndër ekipet më të mira në NBA, dhe para Cleveland Cavaliers. /Insporti.com

Lëndimi i Gordon Hayward:

Rruga e Gordon Hayward për tu kthyer nga lëndimi:

-->