Gramoz Vokrri publikon fotografi nga fëmijëria me legjendën

Futboll 09 Qershor 2020 13:42

Janë bërë dy vite që nga ndarja nga jeta e ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Legjenda Vokrri gjatë ditës së sotme është kujtuar nga shumë personalitet sportive por edhe nga jeta politike në vend,.

Kurse, një orë më parë, djali i Vokrrit, Gramozi ka zgjedhur të kujton babain e tij me anë të një fotografie.

“2 vite”, ka shkruar Gramozi në llogarinë e tij në Facebook.

Kurse, në dy vjetorin e vdekjes së legjendës Fadil Vokrri, është zbuluar edhe buceta fituese për ndërtimin e statujës së tij.

Nën praninë e Kryeministrit Avdullah Hoti, Ministrës për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, dhe kryetarit të FFK’së, Agim Ademi, është bërë zbulimi i kësaj bucete.

Në një ceremoni ku të pranishëm ishin edhe deputetë e figura të tjera, u bë zbulimi i bucetës në të cilën do të bazohet ndërtimi i statujës.

-->