Gramozi mbajti një fjalim emocionues në zbulimin e bucetës së babait të tij

Futboll 09 Qershor 2020 14:20

Në dy vjetorin e vdekjes së legjendës Fadil Vokrri, është zbuluar edhe bucketa fituese për ndërtimin e statujës së tij.

Nën praninë e Kryeministrit Avdullah Hoti, Ministrës për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, dhe kryetarit të FFK’së, Agim Ademi, është bërë zbulimi i kësaj bucete, Në një ceremoni ku të pranishëm ishin edhe deputetë e figura të tjera, u bë zbulimi i bucetës në të cilën do të bazohet ndërtimi i statujës.

Në këtë organizim morën pjesë disa personalitete të njohura, si nga bota e sportit, ashtu nga politika, ndërsa fjalime mbajtën Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kryeministri Avdullah Hoti e djali i Vokrrit, Gramoz Vokrri.

“Sot është një ditë e veçantë. Në emër të familjes, më lejoni të ju falënderojë të gjithëve. Sot më vjen mirë qe futbolli na bashkon edhe në kohë pandemie”, deklaroi i biri i legjendës, Fadil Vokrri, Gramozi.

Fadil Vokrri ndërroi jetë në mënyrë tragjike më 9 qershor të vitit 2018, pas një sulmi në zemër. U nda nga jeta në moshën 57-vjeçare, sa ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

-->