Granit Xhaka dhe Breel Embolo, “jasha” me tallava e vallëzim (Video)
Futboll
31 Maj 2018
12:55

Derisa jemi në pritje të fillimit të Kampionatit Botëror në Rusi më 14 qershor, përfaqësuesjas e Zvicrës është grumbulluar për miqësoret që po i zhvillon para Kupës së Botës.
E në kampin stërvitor zviceran duket se ka pozitivitet dhe atmosferë të mirë, siç shihet edhe nga një video e postuar nga Granit Xhaka, ku shihet sulmuesi Breel Embolo teksa vallëzon me ritmet e muzikës tallava, derisa Gjaka e motivon me fjalët: “Jasha, jasha”.
Shikoni videon më poshtë, që është postuar nga vet Granit Xhaka në faqen e tij në Instagram, për ta parë këtë moment. /Insporti.com