Granit Xhaka ‘e merr në qafë’ Arsenalin – Tottenhami shënon golin e dytë

Futboll 01 Shtator 2019 18:14

Granit Xhaka ka shkaktuar penallti në derbin e Londrës me Tottenhamin, duke i ‘dhuruar’ rivalit golin e dytë në derbi.

Mesfushori shqiptar shkaktoi ndërhyrje të rrezikshme në sulmuesin e Tottenhamit, Heung-min Son, brenda zonës së rrezikshme, transmeton Insporti

Për 2:0 nuk gaboi sulmuesi i ‘Spurs’, Harry Kane, që u tregua i saktë nga penalltia.

Golin e parë e kishte shënuar Christian Erikseni, në minutën e 10-të. /Insporti.com/