Granit Xhaka flet për shtyerjen e ndeshjes me Tottenahm: “Sa herë që Arsenali bën diçka, të gjithë duhet të thonë diçka”

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka në një intervistë ekskluzive për Sky Sports, ka folur rreth polemikave të javës së kaluar për ta shtyer derbin ndaj ekipit të Londës së Veriut, Tottenham, shkruan Insporti.
Klubit iu drejtuan padrejtësisht shumë kritika, gjë të cilën e potencioi edhe Micah Richards i Sky Sports, ku shtoi se “Arsenali ka qenë në formë të shkëlqyer dhe, sipas rregullave, ata nuk kanë bërë asgjë të keqe. Të gjithë duhet të flasin për të, por askush nuk flet për atë që bënë klubet e tjera” – teksa Xhaka e falenderoi.
“Më pëlqen komenti i Micah Richards”Pra, faleminderit, Micah, për komentin. Më pëlqen.” – tha Xhaka.
Tutje, Xhaka shtoi se këto kritika nuk janë ndonjë gjë e re për të, pasi është mësuar.
“Nuk është asgjë e re për mua, sa herë që ky klub futbolli bën diçka, të gjithë duhet të thonë diçka.
Granit Xhaka u përjashtua me karton të kuq në “Anfield Road” në sfidën ndaj Liverpoolit dhe është i suspenduar për derbin e Londrës së Veriut.
Teksa, Premier Liga konfirmoi vendimin për të pranuar kërkesën e “Topçinjve” për të anuluar ndeshjen ndaj Tottenham, e paraparë të zhvillohej të dielën, për shkak të ndikimit të dëmtimeve të lojtarëve, atyre të infektuar me Covid-19 dhe angazhimeve të Kupës së Kombeve të Afrikës nga skuadra e tyre.
/Insporti.com