Granit Xhaka humbi penalltinë kundër Realit – shikoni pamjet

Futboll 24 Korrik 2019 09:36

Granit Xhaka ka humbur penalltinë, në ndeshjen që Arsenali e zhvilloi kundër Real Madridit në ‘International Champions Cup’.

Thibaut Courtois priti penalltinë e mesfushorit shqiptar, derisa nga penalltia për Arsenalin gabuan edhe Monreal e Burton, shkruan Insporti

Kurse, për Realin ishte Gareth Bale ai që dështoi nga pika e bardhë.

Koha e rregullt e ndeshjes kishte përfunduar me rezultatin e barabartë, 2:2, derisa Reali u tregua më i saktë në penallti (3:2), për ta fituar miqësoren në Maryland. /Insporti.com/