Granit Xhaka, i frustruar pas humbjes në FA Cup, filmohet duke u thënë fansave “mbylleni gojën”

Futboll 27 Janar 2019 13:24

Arsenali u eleminua nga FA Cup të premten mbrëma, pas një humbje 3-1 nga Manchester United.

Pas një ecurie prej 22 ndeshjeve pa pësuar disfatë, “Topçinjtë” duket se më në fund janë kthyer me “këmbë në tokë”.

Southamptoni i dha fund kësaj ecurie, para se Tottenhami t’i eleminonte ata nga Kupa e Ligës.

Humbja nga United i ka irrituar shumë fansa të Arsenalit – siç mund të shihet në videon pas ndeshjes.

Xhaka was confronted after Arsenals defeat to Manchester United.

Granit Xhaka u filmua në veturë, duke argumentuar me fansat, derisa po kthehej në shtëpi.

Lojtari shihet duke shkëmbyer fjalë me një grup të mbështetësve të skuadrës jashtë stadiumit, duke u thënë vazhdimisht ta “mbyllin gojën”.

Shikoni videon e mëposhtme. /Insporti.com/

-->