Granit Xhaka i hapur të transferohet te ky klub, pasi ka vendosur largimin nga Arsenali

Futboll 16 Nëntor 2019 10:01

Newcastle United shpreson se do të nënshkruajë me mesfushorin shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka në formë të huazimit në afatin kalimtar të janarit, pasi mesfushori ka vendosur të largohet, shkruan Insporti.com.

Reprezentuesi zviceran nuk është paraqitur për klubin që nga incidenti me tifozët e klubit në ndeshjen kundër Crystal Palacem, që përfundoi baras 2:2.

Pas incidentit, klubi londinez vendosi që Granit Xhakës t’i largohet shiriti i kapitenit, edhe pse disa anëtarë të skuadrës mendojnë se ia është trajtuar jo mirë nga trajneri spanjoll, Unay Emery.

Xhaka feels let down by the Arsenal hierarchy

 

Sipas “Telegraph” Xhaka e ka vendosur të largohet nga Arsenalit dhe raportohet se Newcastle është i gatshëm të nënshkruajë me ish yllin e Borussia Munchengladbach.

Trajneri i “laraskave” Steve Bruce dëshiron të shtojë eksperiencë në skuadrën e tij dhe Xhaka supozohet se është i gatshëm për këtë lëvizje.

Megjithatë, klubi anglez do të përballet me Milanin për nëshkrimin e Xhakës, pasi gjigantët italian raportohet se janë të interesuar për shërbimet e tij. /Insporti.com/

-->