Granit Xhaka nga ‘Elbasan Arena’ flet për Kosovën – Pas një jave me nuse në deti

Kombëtarja 11 Qershor 2019 20:19

Mesfushori shqiptar nga Kosova, Granit Xhaka është prezent në ‘Elbasan Arena’ për të shikuar ndeshjen Shqipëri – Moldavi, në kuadër të eliminatoreve “Euro2020”, shkruan Insporti.com.

Xhaka pasi ka përfunduar ndeshjet me kombëtaren e Zvicrës në Ligën e Kombeve, është kthyer në Prishtinë për disa ditë.

Ylli i Arsenalit për SuperSport ka deklaruar se ai ka ardhur për të shikuar nga afër kombëtaren kuqezi, së bashku me babain dhe xhaxhin e tij.

Ai po ashtu ka komentuar edhe Përfaqësuesen e Kosovës, për të cilën ka thënë se ka një ekip tejet të mirë.

“Jam shumë krenar, Kosova ka një ekip shumë të bukur, një ekip shumë të mirë po kalojnë një fazë shumë shumë të bukur me fitoren dhe ishalla vazhdojnë me këtë ritëm”, ka thënë Xhaka.

Tutje, ai ka shtuar se pas një jave do të udhëtojë për në pushimë me bashkëshorten e tij, Leonitën.

Graniti para disa ditësh zhvilloi dy ndeshje me kombëtaren e Zvicrës në kuadër të Ligës së Kombeve. /Insporti.com/