Granit Xhaka rrëfehet: Vuaj nga ky problem

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka deklaruar se është duke vuajtur nga lëndimi në nyje të këmbës në këtë fillim të sezonit.
Xhaka i cili këtë sezon është emëruar kapiten i Arsenalit ka deklaruar se është duke vuajtur nga lëndimi në nyje.
Mesfushori shqiptar i cili bartë edhe shiritin e kapitenit tek kombëtarja e Zvicrës, nuk arriti t’i kompletonte 90 minuta pasi u zëvendësua për shkak të dhimbjeve.
“Unë jam duke vuajtur nga lëndimi në nyje tash e ca kohë. E ndjeva gjatë ndeshjes, kam më shumë dhimbje, por do të jetë në rregull”, deklaroi 26 vjeçari pas fitores ndaj Gjibraltarit me rezultat 4:0.
Xhaka është kritikuar nga tifozët e Arsenalit pas barazimit 2:2 kundër rivalëve lokal, Tottenham, pas shkaktimit të penalltisë. /Insporti.com/