Granit Xhaka shfaqet me parukë, pyet se kush e bëri më mirë

Futboll 23 Dhjetor 2018 12:27

Granit Xhaka është mesfushori shqiptar që është bërë i pazëvendësueshëm tek Arsenali.

Madje, atij shpeshherë i është besuar edhe shiriti i kapitenit këtë sezon.

Por, tani, mesfushori me prejardhje nga Prishtina e ka sfiduar veten edhe në një garë tjetër.

Xhaka së bashku me bashkëlojtarët e tij, Hector Bellerin e Stephan Lichtstneier, kanë ndërruar stil.

Reprezentuesi zviceran, në një postim në Instagram e ka shfaqur veten me parukë, teksa në këtë foto, shihen edhe ndryshime te Bellerin e Lichtsteiner.

”Hector Bellerin, idol. Kush e bëri më mirë?”, pyet Xhaka.