Granit Xhaka shumë pranë largimit nga Arsenali!?
Futboll
10 Mars 2022
22:47

Skuadra e Arsenal është duke shqyrtuar alternativat për të zëvendësuar mesfushorin zviceran, Granit Xhakën.
‘Gunners’ janë duke shikuar Carney Chukwuemeka si opsion për mesfushën, insiston ‘The Sun’, transmeton lajmi.
Xhaka po i afrohet moshës 30 vjeçare dhe gjasat janë minimale që Arsenal të shfrytëzojnë opsionin për t’i vazhduar kontratën përtej vitit 2024.
Chukwuemeka i Aston Villa pëlqehet shumë nga Mikel Arteta dhe pritet që Arsenal të nisin procedurat për të transferuar lojtarin.
Mesfushori është 18 vjeçar por ka treguar pjekuri të madhe në paraqitjet e tij.
Xhaka në anën tjetër mund të transferohet te Roma, pasi Jose Mourinho ka një simpati për lojtarin e Zvicrës.