Greca prezantohet te KF Laçi

Futboll 14 Janar 2020 22:13

Bedri Greca është bërë me klub të ri. Mesfushori sulmues nga Tirana është prezantuar si futbollist i klubit shqiptar, KF Laçi, shkruan Insporti.com.

Greca për gjashtë muaj ishte pjesë e klubit SC Gjilani por pas disa problemeve me trajnerin Gentian Mezani, ai u largua.

Insporti ka zhvilluar intervistë ekskluzive me futbollistin 29 vjeçar, i cili tregoi se kontrata ishte shkëputur një anëshmërisht dhe pa dëshirën e tij. Madje, klubi gjilanas kishte reaguar nëpërmes një komunikate pas intervistës së publikuar se Greca është ende futbollist i tyre dhe se kontrata e tij është valide në FFK.

Megjithatë, duket se problemet me Gjilanin i takojnë të kaluarës.

 

Ish anëtari i Tiranës u paraqit në 14 ndeshje për ‘Skifterat’, duke realizuar tre gola dhe katër asistime. /insporti.com/

 

Greca demanton SC Gjilani, ky është dokumenti i shkëputjës së kontratës

-->