Grezda befason me klubin e tij të ri

Futboll 27 Korrik 2019 16:12

Futbollisti i Shqipërisë, Eros Grezda është i gatshëm për një aventurë të re.

Grezda është shumë afër largimit nga gjiganti skocez, Rangers.

Skocezët paguan 2 milionë euro te klubi i kroat Lokomotiva verën e kaluar, por aventura britanike e gjakovarit nuk shkoi mbarë.

Interesim për të ka shprehur klubi i Brestit, që sapo është rikthyer në elitën e futbollit francez.

Akordi me gjigantin skocez është arritur për shifrën e 1.75 milionë sterlinave, ndërsa Grezdën e pret një kontratë 4-vjeçare sipas The Sun.

Lojtari ka fluturuar drejt Francës për të mbyllur gjithçka dhe për të zyrtarizuar transferimin e tij në League 1.

Trajneri Gerrard e pranoi se nuk e sheh shqiptarin pjesë të planeve të tij, ndërsa i uron fat për aventurën e re.

“Mendoj se kampionati këtu ishte shumë i fortë për të, por talenti nuk i mungon Grezdës. Nuk kam dyshime që mund të transferohet në një kampionat tjetër, me një skuadër dhe trajner që mund t’i përshtaten stilit të tij”, theksoi legjenda e Liverpoolit.

-->