Grezda dhe Ademi golashënues të derbit në Kroaci (VIDEO)

Futboll 11 Shkurt 2018 12:14

Eros Grezda dhe Arijan Ademi shënuan tre nga gjashtë golat në derbin e kësaj fundjavë në futbollin kroat, ndeshjen në të cilën Dinamo Zagreb shënoi fitore ndaj Osijekut me rezultat 2:4.

Arijan Ademi, reprezentuesi i Maqedonisë shënoi golin e dytë për Dinamon (min 38) dhe golin e katërt për ekipin nga kryeqyteti kroat (min 68).

 

Pas epërsisë së Dinamos 4:0, Eros Grezda shënoi në minutën e 74-të golin e parë për Osijekun, por ishte shumë vonë që ekipi vendës të bëjë diç më shumë në këtë ndeshje.

Për Grezdën, më herët është shkruar se mund të kalojë pikërisht në Dinamo Zagreb sezonin e ardhshëm dhe goli i shënuar në këtë ndeshje, pa dyshim e ndihmon futbollistin gjakovar, që luan për përfaqësuesen e Shqipërisë, drejt arritjes së këtij qëllimi.

 

-->