Grezda: Ishte penallti e pastër, kurrë në jetë nuk më ka ndodhur një gjë e tillë

Futboll 10 Tetor 2018 22:32

Shqipëria barazoi me Jordaninë me shifrat 0:0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në ‘Elbasan Arena’, raporton Insporti.com.

Shqipëria dominoi në këtë takim, mirëpo nuk e arriti golin që u kërkua gjatë gjithë ndeshjes.

Ndarjen e drejtësisë në këtë takim e ka bërë gjyqtari nga Kosova, Genc Nuza së bashku me ndihmësit e tij, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Shqipëria në minutën e 24-të kërkoi penallti derisa mesfushori nga Kosova, Eros Grezda, u pengua në zonë. Bilbili i Nuzës heshti.

‘Në karrierën time nuk kam pasur asnjë ndërhyrje më të fortë nga prapa. U shtyva dhe mendoj se ishte penallti e pastër. Nuk isha edhe aq mirë pasi që kam pësuar një lëndim në ekip para pak ditësh dhe vetëm dje e kam kryer stërvitjen e parë. Besoj se me Izraelin do ta arrijë formën maksimale. Sot nuk e dhamë maksimumin, por ndeshja më e rëndësishme do të jetë ajo me Izraelin”, tha Eros Grezda për SuperSport pas ndeshjes.

“Sot u aktivizova në një pozicion që nuk luajë zakonisht. Do të përpiqem që të përmirësohem edhe në këtë pozicion”, shtoi futbollisti i Rangers në Skoci.

Ai luan si mesfushor. /Insporti.com/