Griezman ka një ëndërr të pazakontë

Futboll 14 Gusht 2019 22:49

Antoine Griezmann thyen rekord në pyetësorin për 90 sekonda dhe u përgjigjet disa pyetjeve pikante nga tifozët e Barcelonës. Francezi zgjedh Puyolin si lojtarin më të pëlqyer nga katalanasit, por tregon se është gjumash dhe i pëlqen të zgjohet në orën 12. Kampioni i botës me Francën tregon dëshirën e madhe për të folur me kafshët.

Kush ishte idhulli yt i fëmijërisë?

David Beckham.

E keni menduar si do ta festoni golin zyrtar me Barcelonën apo do të bëni diçka të momentit?

Po, po e kam menduar.

Cili është grupi apo këngëtari juaj i preferuar?

Karol G.

Keni arritur të plotësoni ndonjëherë ngjyrat e kubit?

Jo, kurrë!

Kush është legjenda e preferuar nga Barcelona?

Carles Puyol.

Ju pëlqen muzika Rap?

Po.

Nëse do ta nisnit edhe një herë nga e para karrierën tuaj si futbollist, çfarë roli do të provonit?

Doja të luaja si portier.

Preferoni më shumë tre gola në një ndeshje apo gol në minutën e fundit?

Më mirë tre gola në një ndeshje.

Cili është DJ juaj i preferuar?

DJ Snake.

Do të dinit sa më shumë gjuhë apo të flisnit me kafshët?

Të flisja me kafshët.

Kush ka modelin më të bukur të flokëve nga Barcelona?

Unë. (Qesh).

Keni ndonjë kafshë në shtëpi?

Po. Kam dy qenë të vegjël.

Do t’u pëlqente të kishit një markë tënden për rroba?

Po.

Cili është rrjeti social që përdorni më shumë?

“Instagrami”.

Kush është lojtari më gallatë në Kombëtaren e Francës?

Dembele.

Fruti yt i preferuar?

Molla.

Dini t’i bini ndonjë instrumenti muzikor?

Jo.

Çfarë ju kanë mësuar prindërit?

Përulësinë.

Cila është ngjyra juaj e preferuar?

E kaltër.

Keni një orë të preferuar për t’u zgjuar?

Po. Ora 12 do të ishte perfekte.