Griezmanni e pësoi keq në debutim me Barcelonën – shikoni pamjet

Futboll 23 Korrik 2019 15:25

Antoine Griezmann ka pritur një kohë të gjatë të luajë për Barcelonën.

Sulmuesi francez ishte afër të largohej nga Atletico Madridi sezonin e kaluar, sidoqoftë, Barça vendosi të paguajë klauzolën liruese të tij prej 120 milionë eurove këtë verë duke i siguruar më në fund shërbimet e tij.

Ai debutoi në miqësoren kundër Chelseat në “Rakuten Cup”, të martën. Vetëm 16 minuta pas paraqitjes së tij të parë me klubin, Jorginho ndërhyri rëndë në francezin.

Dyshja u fut në një duel 50/50 për top, por ishte Griezmann ai që e pësoi më së keqi.

Ish-ylli i Atletico Madridit megjithatë arriti ta vazhdojë ndeshjen, por nuk mundi ta parandalojë humbjen e skuadrës së tij me rezultat 2-1.

Shikoni më poshtë.