Griezmanni merr goditje të papritur nga Barcelona

Futboll 30 Maj 2019 14:52

Barcelona nuk e ka prioritetin numër një nënshkrimin me Antoine Griezmann, pasi sipas gazetës Marca, katalanasit kanë disa lojtarë të tjerë të cilët duan fillimisht t’i transferojnë.

Klubi katalanas ka në plan disa lojtarë të tjerë para francezit.

Presidenti Josep Maria Bartomeu pas takimit me drejtuesit e tjerë në klub kanë marrë vendim që mos të nguten për të transferuar francezin.

28-vjeçari ka njoftuar në fillim të këtij muaji se do të largohej nga Atletico Madridi, derisa Barcelona dhe Paris Saint-Germain mbeten dy ekipet favorite për të nënshkruar me të.

Duke ditur problemet financiare që ka PSG në shpenzimin e shumave të mëdha për shkak të Fair Play-Financiar, gjasat që Griezmann të transferohet në Paris duken të vogla.

Klauzola e lartë prej 120 milionë eurosh dhe paga prej 17 milionëve që Griezmann përfiton te Atletico janë një tjetër problem që e shtyjnë Barcelonën të heq dorë nga ai.

Përmbi të gjitha, sipas Marcas, as lojtarët e as tifozët e Barçës nuk ia kanë falur Griezmannit refuzimin që ai ua kishte bërë një vit më parë, duke rinovuar kontratën me Atleticon.