Groningen – Prishtina, lajm i keq nga Holanda

Basketboll 22 Shtator 2018 20:51

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Donar Groningen – Z Mobile Prishtina, e vlefshme për rrethin e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve. Holandezët janë në epërsi të lartë prej 21 pikësh, 45:24 dhe vetëm brenda pjesës së parë arritën të “shkrijnë” epërsinë e Prishtinës (20 pikë) nga ndeshja e parë.

Jason Dourisseau me 13 e Shane Hammink me 11 pikë ishin më të dalluarit te vendësit, ndërsa A.J Davis me 9 pikë ishte më efikasi te Prishtina.