Groningen – Prishtina, përfundon çereku i parë

Basketboll 22 Shtator 2018 20:25

Janë mbyllur 10 minutat e parë të ndeshjen Donar Groningen – Z Mobile Prishtina, e vlefshme për rrethin e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.

Pas dhjetë minutave të parë, skuadra holandeze është në epërsi prej 16 pikësh, 30:14.

Joseph Wall e Jason Dourisseau ishin më të dalluarit të vendësit me nga 6 pikë, ndërsa A.J. Davis ishte më efikasi te Prishtina me 7 pikë.

Ndeshja e parë ka përfunduar me fitoren e Prishtinës, 84:64.