Grosjean dënohet për gabimin e tij amatoresk

Romain Grosjean ka kohë që konsiderohet si një prej shoferëve më të rrezikshëm në shtigje te Formulës 1, për shkak të sjelljeve të paparashikueshme dhe gabimeve amatoreske, sidomos në rrethin e parë të ndonjë gare.
Mungesa gati totale e konsideratës për shoferët tjerë dhe gabimet elementare, e kanë bërë shpesh subjekt të shumë shakave dhe anekdotave, kurse ajo që bëri sot, ka qenë një gabim që e devijoi rrjedhën e garës në Barcelonë.
Sidoqoftë, për incidentin e shkaktuar sot, Grosjean u dënua me tri pozita në start në garën e Monte Carlos që zhvillohet pas dy javësh.
Ky vendim mund të jetë dënim i duhur për Grosjeanin që në kualifikime do të startojë tri pozita më prapa sesa, pozita që do ti takonte me kohën e vendosur, por mund të shkaktojë edhe më shumë probleme, për shkak se kthesa e parë në Monte Carlo është shumë e ngushtë dhe shumë problematike, duke rritur rrezikun që Grosjean të përfshihet edhe në incident tjetër.
Shikoni incidentin e shkaktuar nga Grosjean:
Seconds into the #SpanishGP – carnage ?
Take a look at *that* early crash from all the angles ?
Grosjean OUT
Gasly OUT
Hulkenberg OUT#F1 pic.twitter.com/3RinHMW1BF
— Formula 1 (@F1) May 13, 2018