Gruaja e Haxhi Krasniqit: Ishe i mrekullueshëm, ke qenë shumë më i mirë

Boks 12 Maj 2019 19:54

Kampioni i ri evropian i EBU-së në kategorinë e peshave të mesme është gjermani Stefan Haertel, i cili e mposhti junikasin, Haxhi Krasniqin, me vendim unanim të gjyqtarëve.

Pasi Krasniqi dështoi ta mbrojë titullin evropian të kategorisë së peshave të mesme të EBU-së dhe mori shumë kritika, ka reaguar gruaja, Heidi Krasniqi.

Ajo thotë se burri i saj e meritoi fitoren.

“Ishe i mrekullueshëm. Gjithë profesionistët e boksit nuk ranë dakord për rezultat e djeshme. Ke qenë shumë më i mirë dhe kjo është ajo që u pa. Mundësia e vetme që ka qenë për ty me fituar ka qen me K.O sepse fitoret me pika nuk janë gjithmonë ni vlerësim korrekt dhe i sinqertë. Çfarëdo që të jetë, Robini do të kthehet shumë shpejt”, ka shkruar ajo në Instagram.