“Grupi i vdekjes” në Ligën A, Franca dhe Portugalia në të njëjtin grup
Futboll
03 Mars 2020
19:40

Është hedhur shorti i Ligës së Kombeve në Amsterdam të Holandës. Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre që do t’i kenë në Ligën C, shkruan Insporti.com.
Në grupin C do të shohim përballjet më të forta pasi që shorti i vuri përballë kombëtaren e Kroacisë, Suedisë, Francës dhe Portugalisë.
Pa dyshim se ky do të jetë grupi i vdekjes në edicionin e dytë në Ligën e Kombeve.
LIGA A
Grupi A
- Polonia
- Bosnja dhe Hercegovina
- Italia
- Holanda
Grupi B
- Islanda
- Danimarka
- Belgjika
- Anglia
Grupi C
- Kroacia
- Suedia
- Franca
- Portugalia
Grupi D
- Gjermania
- Ukraina
- Spanja
- Zvicra