GS Warriors në finale Konferencës së Perëndimit

NBA 11 Maj 2019 09:31

Golden State Warriors ka marrë fitoren e katërt në përballje me Houston Rockets.

Kampioni në fuqi i NBA, ka triumfuar në Teksas përballë Houstonit me pesë pikë diferencë 113:118.

Në mungesë të Kevin Durant të lënduar, Steph Curry dhe Klay Thompson kanë bartur barrën kryesore të ekipit.

Fundori Curry ishte më efikasi në këtë takim me 33 pikë, pesë kërcime e katër asistime.

Klay Thompson e mbylli takimin me 27 pikë ku shtatë herë shënoi tre pikësha, pati dy asistime e dy kërcime.

 

James Harden ishte më i miri te vendasit si gjithnjë me 35 pikë, tetë kërcime e pesë asistime.

Paraqitje të mirë pati edhe Chris Paul me 27 pik e 11 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Kësisoj Golden State Warriors ka siguruar finalen e Konferencës së Perëndimit ku do ta pres fituesin e ndeshjes Denver – Portland.