Guardiola: Ajo që ka thënë kryeministri spanjoll është një gënjeshtër

Futboll 30 Qershor 2019 11:05

Pep Guardiola i ka mohuar zërat se i është ofruar posti i përzgjedhësit të Kombëtares së Spanjës në futboll, shkruan Insporti.com.

Guardiola ka mohuar se atij i është ofruar kjo detyrë, duke thënë se asnjëherë nuk është kontaktuar nga Federata e Futbollit së Spanjës.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ditë më parë deklaroi se Guardiolës i është ofruar kjo detyrë pas largimit të Luis Enrique.

Në një deklaratë për mediat, Guardiola tha: “Kurrë nuk më është ofruar detyra e trajnerit të ekipit kombëtar të Spanjës. Ajo që ka thënë kryeministri spanjoll është një gënjeshtër”.

Guardiola është prej tri sezonesh trajner i Manchester City në Premier League, ekip me të cilin ka ende edhe dy vite kontratë. Këtë verë u përfol se Pep do të drejtojë Juventusin, por ai përgënjeshtroi gjithçka.

-->